Disa anëtarë të SHBA “Karadaku” çelën vitin e ngjitjeve 2025 duke u ngjitur në Majën e Shalës në Bellanoc të Kumanovës.
Maja e Shalës në Bellanoc të Kumanovës është njëra prej majave më të larta në Karadakun e Kumanovës, ndërsa prej atje krijohet një përshtypje se Komuna e Likovës, Kumanova e Gjilani të gjendet në pëllëmbë të dorës.
Koha e mirë, shoqëria e mirë si dhe synimi i arritur!