Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale dërgoi shkresë deri te Këshilli programor i Radio-Televizionit të Maqedonisë në të cilën i bëjnë thirrje si organ i cili ka obligim ligjor që t’i mbrojë interesat e opinionit lidhur me përmbajtjet programore që i transmeton Servisi publik, që ta rishqyrtojë raportimin e RTVM-së lidhur me ndodhitë në Kuvendin e RM-së më 27 prill të vitit 2017.
“Thirrja e këtillë është meritë, para së gjithash, për shkak të asaj që Servisi publik nuk siguroi informim në kohë për ngjarjet në Kuvend, disa pjesë të paraqitjeve raportuese nuk ishin në pajtueshmëri me rolin dhe funksionet e servisit radiodifuziv publik dhe nuk janë organizuar programe informative aktuale në të cilat do të debatohet për ndodhitë shoqërore-politike të cilët janë me interes publik”, njofton SHAVM.
Agjencia në kumtesë thekson se gjatë monitorimit të njoftimit të radiodifuzerëve për këto ngjarje ka vërejtur se ka nevojë që Këshilli programor, si kompetent që ta ndjekë përmbushjen e detyrimeve programore, parimeve dhe standardeve tek RTVM-ja, ta shqyrtojë njoftimin e RTVM-së nga aspekti i detyrimeve të Servisit publik, të konfirmuara në nenet 110 dhe 111 nga Ligji për shërbime audio dhe audiovizuale mediale.
“Kjo posaçërisht i dedikohet detyrimeve: të sigurojë informim të vazhdueshëm, të vërtetë, të plotë, objektiv, të drejtë dhe në kohë për të gjithë ngjarjet e rëndësishme politike dhe ngjarje dhe ndodhi të ndryshme në Republikën e Maqedonisë; ta promovoj dhe avancoj kulturën e dialogut publik dhe të mundësoj arenë për debat të gjerë publik për çështje të interesit publik, si dhe të siguroj informata objektive, gjithëpërfshirëse dhe të rëndësishme dhe ato t’i prezantoj qartë, sinqerisht dhe në mënyrë në të cilën qytetarët do të kenë mundësi që lirshëm ta formojnë mendimin e tyre”, njoftoi Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale.