Koalicioni VLEN është në përgatitje e sipër të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Deputeti Rijad Shaqiri, njoftoi se procesi ka mbetur në tre takimet e grupit të punës ndërsa draft versioni i parë do të ishte gati deri në fundvit.
“Sigurisht se deri në fund të vitit 2024 dmth do ta kemi versionin e parë të këtij ligji dhe do të jetë i kapshëm për opinionin dhe për ju gazetarët ku do t’i jepni dhe ju vërejtjet e juaja sigurisht se do të kontribuoni në përmirësimin e këtij ligji apo në formalizmin më të mirë të mundshëm të këtij ligji dhe konsideroj se kontributi i çdokujt që është në drejtim të përmirësimit të kushteve më të mira në këtë ligj, do të jetë i mirëseardhur”, deklaroi Rijad Shaqiri – Deputet i VLEN. /Alsat.mk