Ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në emisionin “Debat në Shenja”, tha se as ai dhe askush tjetër nuk mund ta mohoj faktin se nevojitet një reformë në Arsimin e lartë.
Por sipas tij kur bëhet reforma duhet të tregohet edhe qëllimet të cilat janë. Ai tha se mostransparenca në përpilimin e Ligjit për arsim të lartë hapë shumë dilema.
“Nëse ne ndalemi të dy dhe diskutojmë që qëllimi është rritja e cilësisë duhet të gjejmë mënyra dhe modele me të cilat rrisim cilësinë. Nëse qëllimi është modifikimi dhe ndryshimi i programeve studimore, duhet të dijmë se cilët programe studimore modifikohen ose unifikohen se thuhet diku, futen edhe odat ekonomike”, tha Shaqiri.


