6 Janar 2019 / 14:58
Sezoni i ri turistik në Kodër të Diellit filloi me shumë probleme. Ski liftet me dy ulëse nuk ishin në funksion, ndërsa është dëmtuar edhe ski-lifti në Teteks. Turistët u shprehën të revoltuar sepse përveç mosfunksionimit të ski-lifteve, ata është dashur edhe te ecin në këmbë nga disa kilometra, shkaku i mungesës së vendeve të parkimit.
Koha e keqe, lifti nuk punon poshtë, krejt i kanë rrejt njerëzit. Asnjë lift s`punon poshtë, kemi pritur me këtë shokun nga dy orë poshtë”.
Nuk ka kushte. Ski liftet nuk punojnë radhë të gjata shumë. Prishen, dy minuta punon dhjetë nuk punon, dhe kjo është arsyeja që ikim”.
Tash merren me teleferikët t`i riparojnë, por edhe era e fortë, borë nuk ka shumë, andaj kthehemi”.
Me siguri shkaku se janë sot pa pagesë, bëhet ndërprerja e tyre”. – u shprehën turistët
Nga problemeve të sezonit të ri të kodrës së Diellit, kanë reaguar edhe drejtuesit e lëvizjes “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Ne kemi bë parapagesat e biletave dhe kërkojmë që çdo gjë të funksionojë dhe të jetë në rregull. Për këtë përgjegjësi përveç drejtorisë duhet të mbajë edhe Agjencia për Zhvillim dhe Turizëm që e ka nën hije edhe këtë pikë turistike, edhe ELEM por edhe Qeveria e Maqedonisë bashkë me kryeministrat zv ministrat. Apelojmë Qeverinë dhe organet se nga java tjetër do bllokojmë edhe rrugën kryesore që çon për në Kodër të Diellit”. – theksoi Hamdi Sulejmani. Lëvizja Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit
Nga ana e drejtorisë së kodrës së Diellit arsyetohen se shkaku i mbingarkesës së skiliftave që janë përdorur nga skiatorët, ka bërë që të njëjtët të dalin jashtë funksionit, ndërsa paralajmërojnë se nga nesër do jetë gjithçka në funksion”.
Çmimet e biletave per teleferikët janë 9.500 den bileta sezonale, bileti ditorë, 900 denarë, bileta gjysmë ditore kushton 600 denarë. Risi nga ky vit është mundësia për shëtitje turistike me makinë për rregullimin e borës me çmim prej 6.500 denarë për orë.
Bashkim Sulejmani
Loading…


