Përsëri alarmues niveli i ndotjes së ajrit në Shkup. Sipas matjeve që janë bërë mëngjesin e sotëm Shkupi ka rezultuar të jetë vendi me ajrin më të ndotur. Përqendrime më të larta janë matur në Gazi Babë 486,21 mikrogramë grimca PM10 për metër kub, Lisiçe 436,82, tek Rektorat 375,69, Karposh 251,55 dhe në Milladinovcë 111,93 mikrogramë. Përqëndrime të larta janë matur edhe në Kavadar prej 235,14 mikrogramë, Kumanovë 115,37, Veles 93,59, Kërçovë 58,86, Tetovë 50,90.
Ndërsa, në qytetet tjera sipas matjeve që janë bërë, përqendrimet janë në kufirin e lejuar maksimal, deri në 50 mikrogramë.
Siapas Drejtoris për punë hidrometeorologjike, pasditja e sotme do të sjellë ndryshim të motit dhe pastrim të mjegullës. Kurse, në luginën e Shkupit pritet ndryshim nga fundi i ditës dhe gjatë natës .
Nga ana tjetër, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka njoftuar se deri në momentin e uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë transportin publik.
Sipas tij kjo është një nga masat që do të ndërmarrë qyteti i Shkupit me qëllim uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Ai ka apeluar deri tek të gjithë kryetarët e komunave që të ndihmojnë në subvencionimin e transportit publik. Të gjithë qytetarët nga nesër do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë autobusët e NTP-së si dhe autobusët privat.
Ndërkaq, gjatë natës në mes së shtunës dhe të dielës niveli i ndotjes ka arritur deri në 1218 gram për metër kub ndotje. Ndotja e lejuar sipas konventave ndërkombëtare është 50 gram për metër kub. Nga kjo kuptohet se ndotja e ajërit në Shkup për fundjavë ka qenë 24 herë më shumë se e lejuara.
Emine Ismaili /SHENJA/
Sërish nivel alarmues i ndotjes në Shkup… by tvshenjaofficial