Pas kërcënimeve me vdekje ndaj Sekretarit të përgjthshëm të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ky i fundit ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke i siguruar mbështetësit e tij se askush nuk mund ta ndalë, siç ka shkruar Gashi, në rrugën e vërtetë.
Ja postimi i tij i plotë:
Të nderuar vëllezër e motra
Ju falemnderit të gjithëve për përkrahjen e madhe publike të shfaqur për mua.
Mos u shqetësoni, mos u merzitni e as mos mendoni se dikush mund të më ndalë në rrugën që jam nisur, sepse jam i bindur se jam duke ecur në rrugën e vërtetë dhe për të mirën e popullit tim.
Dhe, mos u shqetësoni as për buzëqeshjen time, sepse askush nuk mund ta largojë ate nga fytyra ime, përpos Të Madhërishmit, në dorën e të cilit është shpirti im.
Zoti ju bekoftë!