Duke kundërshtuar hapur paralajmërimet e BE-së se marrëveshje të tilla nuk janë në përputhje me rrugën e anëtarësimit në bllokun europian, kryeministrja serbe Ana Brnabic nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Beogradit dhe unionit ekonomik të udhëhequr nga Rusia.
“Kjo nuk është në kundërshtim me politikat tona pro-europiane; unë mendoj se kjo është plotësuese e politikës sonë europiane dhe rrugës sonë në BE. Sepse është në interesin e BE-së që të kemi një ekonomi më të forte. Një marrëveshje e tregtisë së lirë me EAEU do të na e ofrojë një shans të tillë, ” tha shefja e ekzekutivit serb pas ceremonisë. Marrëdhënia e Serbisë me Rusinë bart në vetvete doza shqetësimi për Bashkimin Europian, pasi BE vendosi sanksione ndaj Rusisë në 2014, të cilat Serbia, pavarësisht se ishte një vend kandidat, nuk i zbatoi.