Serbia ka vazhduar qasjen e saj destruktive ndaj Kosovës dhe ndaj vetë marrëveshjes së arritur në Bruksel më 27 shkurt.
Ajo e ka shkelur marrëveshjen me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e falënderuar Hungarinë për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.
“Në emër të Serbisë dhe popullit të saj, Ministri i Jashtëm Daçiq falënderoi për qëndrimin e fundit në lidhje me kërkesën e Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, u bë ditur në një postim në Tëitter nga MPJ e Serbisë.
Përkundër se marrëveshja bazë e arritur më 27 shkurt parasheh që asnjëra palë nuk guxon që të veprojë në emër të tjetrës në arenën ndërkombëtare.
“Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, thotë neni 4 i marrëveshjes bazë të 27 shkurtit.
S’është kjo hera e parë që Serbia e shkel këtë marrëveshje.
Ishte vetë kryediplomati Ivica Daciq i cili para pak javëve deklaroi se do ‘luftojë’ që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai shoi edhe më larg, duke thënë se nuk do lejojë që as të diskutohet për këtë çështje në Këshill./Arbresh.info