Pas situatës në veri të Kosovës, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, i cili me anë të një postimi në Twitter është shprehur i shqetësuar dhe u ka bërë thirrje serbëve të largojnë barrikadat e vendosura.
Po ashtu Lipavsky, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës, që të tregojnë përmbajtje për situtën e krijuar në veri të vendit.
“Të alarmuar nga përkeqësimi i fundit i situatës në veri të Kosovës ndaj pjesëtarëve të EULEX-it. U bëj thirrje protestuesve serbë të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe të largojnë barrikadat. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të tregojnë përmbajtje”, shkroi Lipavsky.