BE dhe Hahn në Maqedoni kanë ardhur me porosi të qartë që sa më shpejtë të formohet Qeveria dhe të mos taktizohet. Kështu kryetari i SHGM-së Naser Selmani e vlerësoi vizitën e komisarit Han gjatë emisionit të mbrëmshëm “Arena” në televizionin Shenja. Ai ka shtuar se përpos kritikave nga VMRO-DPMNE-së, diplomatët kanë kritikuar edhe qasjen e LSDM-së, e cila sipas tij po taktizon për dy arsye. Njëra për shkak se mendon se koha po punon për ta, e që e kanë gabim, vlerëson Selmani, dhe e dyta të zbusin kërkesat e shqiptarëve, gjë që deri diku edhe kanë arritur.
“Në këtë lojë VMRO-ja dhe LSDM në çështjen e zbutjes së kërkesave të shqiptarëve janë bashkë. Neve mund të na duket se ato janë, buzë luftës por kur janë në pyetje çështjet shqiptare ato kanë një telefon të kuq dhe vazhdimisht komunikojnë dhe nuk e kanë problem që të koordinohen”, tha gazetari Naser Selmani.
Edhe analisti Albert Musliu mendon se duhet të përmbyllet sa më shpejtëçështja e formimit të Qeverisë. Ai ka shtuar se në vend mund të ketë edhe ndonjë incident sporadik por se nuk mund të vijë deri në konflikt mëtë madh, edhe pse atmosfera është e tensionuar. Sipas tij të gjithë duhet ta marrin përgjegjësinë, fillimisht LSDM-ja të tregon vendosshmëri ta shtyjë këtë proces deri në fund.
“Mendoj se gjitha fazat e bisedimeve duhet të përshpejtohen. Ne nuk jemi në krizë Kushtetuese dhe ne kemi keqpërdorim të Ivanovit të pozitës së vet dhe kjo është më se e qartë. Në demokracinë parlamentare është parlamenti ai i cili vendos edhe mendoj se kjo është një inkurajim për shumicën e re se disa procedura t’i shtyjnë sa më shpejtë mos të humbin kohë, se çdo humbje kohe është humbje për këtë shoqëri”, tha analisti politik, Albert Musliu.
Ata kanë shtuar se ka mbaruar koha për ta lutur Ivanovin dhe Nikolla Gruevskin dhe se mesazhet e BE-sëjanë të qarta se tani më duhet vepruar, fillimisht me konstituimin e Kuvendit e më pas edhe formimin e Qeverisë.
Enis Murtezi /SHENJA/
Selmani në “Arena”: LSDM dhe VMRO, të njëjta… by tvshenjaofficial

