Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar nga bashkëpunëtorët më të ngushtë ka realizuar këtyre ditëve takime në rajonin e Likovës dhe Kumanovës.
Këto takime nga kjo parti i realizojnë si pjesë e programit të përgatitur paraprakisht, me çka siç thonë nga kjo parti, njoftohen nga afër me hallet e qytetarëve dhe do të grumbullojnë edhe materiale dhe të dhëna më burimore për përgatitjen e programit dhe platformës zgjedhore.
“Pas vizitave në fshatrat e Likovës, kemi shëtitur edhe nëpër lagjet e qytetit të Kumanovës, kemi takuar qytetarë, vizituam bizneset, shitësit në treg, takuam dhe dëgjuam taksistë, mësues e studentë, mjeshtërinj e ndërtues. Takuam qytetarë me profesione të ndryshme. Dëgjuam hallet e tyre”, thonë për in7 nga Aleanca për Shqiptarët.
Ndërkaq në rrjetet sociale nga kjo parti kanë shpërndarë edhe videon e realizuar nga këto takime, të cilën mund ta shikoni më poshtë.
“Shpresa e kahmotshme e humbur e shqiptarëve të Kumanovës, u pa në sytë e tyre drejtuar për shpresë të re kah Aleanca për Shqiptarët. Premtojmë që nuk do ta zhgënjejmë asnjë dorë që po drejtohet tek ne për ditë më të mira”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Takimet e javës që lamë pas kanë qënë në kuadër të takimeve me qytetarët e Zonës Zgjedhore numër 2, ndërsa sonte nga kjo parti njoftojnë se do të fillojnë me takimet në Zonën e Parë. Sonte, Ziadin Sela do të jetë në Haraçinë