Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selapërmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit me famë botërore, Omer Kaleshi, përcjell in7
Sela ndër të tjera ka shkruar se Omer Kaleshi edhe pse me famë ndërkombëtare, dashurinë për kombin dhe atdheun e kultivoi me shumë punë dhe në çdo rast që i jepej.
Postimi i plotë i Selës:
Lajm vërtetë pikëllues është ndarja nga jeta e artistit të madh, Omer Kaleshi, i cili u bë ambasador i kulturës shqiptare në botë.
Edhe pse me famë ndërkombëtare, dashurinë për kombin dhe atdheun e kultivoi me shumë punë dhe në çdo rast që i jepej.
Me një stil autentik të pukturimit që e bënte edhe më të veçantë, Omer Kaleshi do të zë përjetësisht një vend të pazëvendësueshëm në historinë e artit dhe kulturës kombëtare e ndërkombëtare.
U prehtë në paqë, ngushllime familjes dhe gjithë miqve, ka shkruar Sela./in7.tv/