Plani 18 i shpalosur ditë më parë nga qeveria është një domosdoshmëri që kushtëzohet nga BE dhe duhet të implementohet për afatin e caktuar, vlerëson profesori universitar Ylber Sela.
Nga çka janë fushat ku duhet të realizohen reformat, Sela thotë se në fushën e gjyqësorit nuk mund të bëhet progress i mjaftueshëm për shkak të situatës politike që mbretëron tani, e cila është e mbingarkuar dhe duhet kohë më e gjatë për ta bërë gjyqësorin pushtet të pavarur.
“Këtu sidomos ka të bëjë me aspektin gjyqësorit dhe aty është më problematikja dhe unë nuk kam shumë optimist që makslimalisht d të ndodh ajo që parashihet në plani 18 por shpresoj se në bashkëpunim me zyrën e BE-së këtu,qeveria në bashkëpunim me opozitën dhe sektorin civil besoj se ky plan deri në raportin e ri që do të shpallet dhe deri në qershor të viit 2019 kur pritet të hapen negociatat besoj që mbi 60% -70 % do të realizohet sepse është një domosdoshmëri”, tha Ylber Sela, profesor universitar.
Për të relizaur planin 18 në tërësi përpos vullentit politik Sela thotë se është e nevojshme të rritet edhe kapaciteti kadrovik si dhe bashkëpunimi me paritë tjera opozitare, shqiptare dhe ato maqedonase.
“Duhet qevria të zgjeroj kapacitetet spespe kemi parë se ka problematika herë pas herë shfaqet se ka mungesë të kapaciteteve dhe besoj se kryeministri Zaev duhet ta ketë parasysh ti zgjerojë kapacitetet sepse ky plan kërkon seriozitet dhe bashkëpunim, evropjan dhe të brendshëm”, tha Sela.
Plani 18 do të jetë pikë kryesore në raport progresin për Maqedoninë që do të publikohet në pranverë por edhe një prej indikatorëve për fillimin e bisedimeve me BE-në që do të vendoset në samitin e qershorit vitin e ardhshëm. Edhe kreu qeveritar pranon faktin se momentalisht nevojitet enenergji e madhe për ti ecur përpara katër drejtime politike, ato që dolën nga marrëveshja e Prespës, procesi I skriningut, rrjedhimisht raporti me BE-në dhe ai me NATO-n.
/TVM2/