Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbëmë në emisionin Klik Plus foli pwr zhvillimet e fundit politike dhe prishjen e koalicionit. Sela tha se nuk pendohet se ka qenë pjesë e qeverisë, nga e cila po largohet.
“Në qoftë se kthehemi në situatën që ishte atëherë, do të kishim fuqinë për t’u kthyer, do të veproja po njejtë edhe sikur ta dija që do të ndodhte kjo që ndodhi tani”, u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i APSH.
Sela gjithashtu tha se Aleanca është dëbuar nga qeveria, por nga ana tjetër e njejta parti ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për vetë simbolikën që ka partia, shtoi Sela. Ndërkaq për largimin nga qeveria, kryetari i ASH-së tha se nuk ka pasur pakënaqësi brendapartiake.
“Është e kuptueshme. çfarë lloj pakënaqësie mund të ketë kur është fare e lexueshme se kush po i bën lojërat politike, kush po e bën presionin”, shtoi ai.
Sela gjithashtu potencoi se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nuk ka pranuar të bëjë bisedime para zgjedhjeve lokale, si partnerë koalicioni.