Kryetari i Aleancës për Shpiptarët, Ziadin Sela i ka bërë thirje gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese që sa më shpejt ta shqyrtojnë iniciativën që ata e kanë dorëzuar dhe kundërshtojnë projektin “Safe City”.
“Pa dashur të ndërhyj në pavarësinë e gjyqësorit, parim që ne e kemi promovuar vazhdimisht, por që në realitet është ende shumë larg, dua tu bëj një thirrje gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Shqyrtoni sa më shpejtë iniciativën të cilën e dorëzuam ditë më parë, ku qartë do të shihni edhe vetë ju arsyet e shumta për të sjellë vendimin për shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për projektin “Safe City”. Thirreni seancën sa më shpejtë që të mos lejojmë as një ditë më shumë të lindin komplikime, të lëshohen gjoba e të plaçkiten qytetarët përmes një mekanizmi që në fund jemi të bindur se do të rezultojë antikushtetues”, ka thënë Sela në një reagim në Facebook.
Sela i bën thirrje edhe qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të kenë durim derisa, siç thotë ai bashkërisht ta fitojnë këtë betejë ndaj këtij projekti diksirminues.
Data 01.02.2026
Aktuale
- VMRO: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM-ja
- Sela fton qytetarët të kenë durim për “Safe City”: Derisa sa bashkërisht ta fitojmë këtë betejë!
- Berisha reagon për bllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas: Arsyeja janë vjedhjet kolosale Rama-Balluku
- Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”
- Hapet rruga Librazhd–Prrenjas pas 7 orësh bllokimi nga rrëshqitja e masivit shkëmbor
- Shembja e shpatit të malit në Dragostunjë, mijëra persona të bllokuar në aksin Librazhd–Prrenjas, reagon drejtori i ARRSH: U shkaktua nga mbingopja e malit me ujë
- Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Tedi Blushi: Korrupsioni Rama-Balluku vë në rrezik jetën e qytetarëve
- Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!


