Prokuroria e Sarandës ka vënë nën sekuestro mbi 3 pasuri të paluajtshme të një personi, pasi dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Janë sekuestruar pasuritë e shtetasit R.L., 44 vjeç, i cili është me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Nën masën sekuestro janë vënë pasuritë:
- 1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;
- 1 truall me sipërfaqe 100 m²;
- 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.
Sakaq, organi i akuzës vijon hetimet ndaj 44 vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Sarandë
Vihet sekuestro mbi 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të një shtetasi, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.
Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht:
- 1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;
- 1 truall me sipërfaqe 100 m²;
- 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.
Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.