SEKTORI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM PRANË MPB-SË NUK E KA HULUMTUAR PËRGJIMIN NË DSK, PËR SHKAK SE NUK ËSHTË KOMPETENT- AJO ËSHTË PUNË E PARLAMENTIT. KËSHTU THONË NGA SEKTORI PËR “VËRTETMATËSIN”, DUKE U THIRRUR NË LIGJ KONKRET. MEGJITHATË NË LIGJ FLITET PËR “MBIKËQYRJE”, DHE JO PËR KONTROLL TË BRENDSHËM DHE VERIFIKIMIN E LIGJSHMËRISË DHE PROFESIONALIZMIT, QË ËSHTË PUNË NË VEÇANTI E KËTIJ SEKTORI
Shkruan: Teofil Blazhevski nga “Vërtetëmatësi”
Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së gjatë gjysmës së parë së vitit të kaluar e rriti vëllimin e punës, dhe ka vepruar në mbi 800 raste, por nuk ka vepruar në aferën ose skandalin më të madh, rreth vërtetimit të përgjegjësisë për rrjedhën e përgjimeve të paligjshme, për të cilat ka edhe provë gjyqësore se janë realizuar në hapësirat dhe me pajisjet të cilat i posedon DSK-ja.
Kjo mund të konstatohet nga përgjigja dhënë pyetjeve tona dhe nga raporti i gjysmë vitit për punën e sektorit për kontroll të brendshëm dhe standardet profesionale pranë MPB-së, e publikuar edhe ne ueb faqen e tyre.
Sektori është njësi e posaçme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ekziston një sërë vitesh dhe detyra thelbësore është përkujdesja rreth ligjshmërisë dhe profesionalizmit si dhe veprimit sipas normave etike të të punësuarve në MPB, si për ata të uniformuarit edhe për pjesëtarët e pjesës civile, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për siguri shtetërore apo publike.
PROCEDURA PËR ORARIN DITOR, POR JO EDHE PËR BOMBAT
Nëse shihet me kujdes Raporti do të shihet se në 831 procedura të cilat janë zhvilluar ndaj pjesëtarëve të MPB-së, për gjashtë muajit e parë të vitit 2016 ka gjithçka- për shqyrtimin për përdorimin e forcës së tepruar, për shqyrtimin e përdorimit të armëve të zjarrit dhe deri atje se si funksionojnë njësitë për sigurimin e komunikacionit gjatë aktiviteteve rutine gjatë ditës dhe a evidentohen në mënyrë të rregullt në orarin ditor përshkrimi i saktë i detyrave, si dhe a ka raport pas kryerjes së orarit të punës me numrin e kilometrave të cilat i kanë kaluar atë ditë me veturën zyrtare. Por, për të punësuarit në DSK në këtë raport janë të evidentuar vetëm katër procedura të ngritura ( rreth o,5 % nga të gjithë procedurat). Ky ishte shkak për të ja bërë pyetjen MPB-së, më saktë Sektorit, a kanë hap procedura vitin e kaluar kundër njerëzve si dhe a kanë shqyrtuar rastin me përgjimet e bisedave telefonike të paligjshme, për të cilat nuk ka dilema se janë të incizuara në DSK.
Përgjigjet në pyetjet tona, nga të cilat kuptuam se deri në fund të vitit ka edhe 10 lëndë tjera për të punësuarit në DSK për vepra të ndryshme tjera, por jo edhe për këtë, thënë thjesht nuk kanë qenë kompetentë të veprojnë rreth kësaj problematike.
Ligji për përgjimin e komunikimeve në kreun IV “Për mbikqyrje dhe kontroll” (të Nenit 35 deri në nenin 39) përmban dispozita me të cilat kontrollohet kryerja e mbikëqyrjes dhe kontrollit të ligjshmërisë rreth ndjekjes së komunikimeve nga ana e MPB-së dhe organet tjera të autorizuara.
Sipas nenit 35 mbikëqyrja rreth zbatimit të masave të posaçme, ndjekjes së komunikimeve nga MPB, Drejtorisë së Policisë Financiare, Drejtorisë së Doganave dhe Ministrisë së Mbrojtjes e bënë Parlamenti i Republikës së Maqedonisë.
Në nenin 36 paragrafi 1 i të njëjtit ligj është paraparë se për kryerjen e mbikëqyrjes rreth zbatimit të masave të posaçme hetimore të komunikimeve, kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga radhët e deputetëve formon Komision i përbërë nga kryetari dhe katër anëtar, zëvendës kryetar dhe zëvendës anëtar.
Duke i pas parasysh dispozitat e ligjit për ndjekjen e komunikimeve, si dhe kompetencat e Prokurorisë Publike në pajtim me ligjin për procedurë penale, kompetente për të vendos në rastin konkret është e prokurorisë publike– thuhet në përgjigje.
Sektori thirret në versionin e fundit të këtij ligji i sjellë në vitin 2006, ndërsa ka ndryshuar dy herë në vitin 2009 dhe në vitin 2012. Nenet nuk janë të kontestueshme, si që nuk është i kontestueshëm dhe fakti që ky komision parlamentar nuk ka pasur sukses të bëj shikim funksional në punën e institucioneve të autorizuar për ndjekjen e komunikimeve, për këtë nuk pat sukses edhe Komisioni Anketues, si dhe komisionet tjera të parlamentit, bile edhe pas “Marrëveshjes së Përzhinos”. Në fakt, pse është kjo kështu mund të dëgjohet nga një nga bombat , gjegjësisht nga incizimet e bisedave të të paligjshme. Në të cilat sipas opozitësdëgjohen zërat e ish ministres Gordana Jankullovska dhe ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
A JANË TË NJËJTA MBIKËQYRJA DHE KONTROLLI I BRENDSHËM?
Kjo dilemë të cilën dëshirojmë ta vëmë në dukje, është në të vërtet pyetja a është mbikëqyrja, edhe pse e rregulluar me ligj, mekanizëm i vetëm dhe më i fuqishëm, që e zëvendëson kontrollin e brendshëm?
Në këtë pyetje mund të gjejmë përgjigje nëse shikohen aktet e brendshme dhe përmbajta dhe roli i sektorit, gjegjësisht përgjigjen e pyetjes pse ai ekziston. Nëse shikohet se çfarë është shkruar në faqen zyrtare të MPB-së, shihet përmbajta për ekzistimin e Sektorit:
Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale e paraqet mekanizmin kontrollues të MPB-së rreth punës së policisë dhe Ministrisë, për çka edhe kompetencat e sektorit përfshinë një spektër të gjerë të masave dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren dhe janë të drejtuara rreth verifikimit jo profesional, paligjshmërisë dhe veprimit jo etik të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe edhe për marrjen e një sërë masash dhe aktivitetesh për ndalimin nga aspekti preventiv dhe represiv.
Në pajtim me Ligjin për punë të brendshme, sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale është njësi organizative e pavarur dhe e posaçme e Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila zbaton dhe realizon kontrollin e brendshëm për nevojat e ministrisë dhe zhvillon procedura për vlerësimin e ligjshmërisë së veprimeve të të punësuarve në MPB-së.
Fjalët “mekanizëm kontrollues”dhe ” vërtetimi i jo profesionalizmit, jo ligjshmërisë dhe veprimit jo etik të të punësuarve në MPB, si dhe ndërmarrja e një sërë masash dhe aktivitetesh për parandalimin në aspektin preventiv dhe represiv”, qartë e përshkruajnë qëllimin për ekzistimin e këtij sektorit gjithashtu edhe fjalët ” Njësi organizative dhe e posaçme” ….,,e cila realizon kontroll të brendshëm për nevojat e ministrisë”.
Nëse shikohen aktet e brendshme para së gjithash rregullorja, është shumë e qartë se Sektori ka autorizime që ta kontrolloj punën e DKS-së, pa marrë parasysh a është paraparë me ndonjë ligj tjetër ose ndonjë institucion tjetër ka bërë mbikëqyrje ose ka ngritur hetuesi. Për shembull në nenin 1 sqarohet se baza për ekzistimin dhe punën e sektorit është kontrolli i ligjshmërisë, gjegjësisht veprimet anti ligjore, ndërsa në nenin 2 sqarohen shprehjet, mes të tjerave dhe çfarë nënkuptohet me paligjshmërinë:
Veprim i paligjshëm në kuptimin e kësaj rregullore është keqpërdorimi ose tejkalimi i autorizimeve të cilat i kanë të punësuarit, si gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës, si dhe gjatë zbatimit të standardeve të veprimeve standarde të parapara dhe procedurave në çdo segment të punës së Mistrisë dhe Policisë, me çka shkelen korpusi i lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe veprimi i tyre i korruptuar dhe veprimi në kundërshtim me Kodeksin e Etikës Policore….
Në nenin 3 shpjegohet kur dhe si vepron Sektori , gjegjësisht në bazë të:
- të dhënave, informata dhe njohurive deri tek të cilat kanë ardhur atë vetë;
- me kërkesë të cilat i dorëzojnë ose i prezantojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë punëtorët Policisë dhe Ministrisë;
- në bazë të parashtresave të cilat kanë të bëjnë me veprimin e paligjshëm dhe joprofesional të punëtorëve dhe
- sipas urdhrit të ministrit të punëve të brendshme ( në tekstin e mëtutjeshëm: ministri).
Përfundimisht nga neni 10, posaçërisht alineja 2, ka kompetenca të plota edhe ndaj DSK-së, në të vërtetë kjo nuk është as edhe e kontestueshme. Me atë që në një nga nenet e mësipërme është e theksuar se pjesëtarët e Sektorit pajisen edhe me leje për përdorimin e informacioneve të klasifikuara kur ajo u nevojitet.
E BRENDSHMJA, MBETET E BRENDSHME
Nga neni i dytë mund të shihet se me paligjshmëri nënkuptohet çdo keqpërdorim ose tejkalim i autorizimeve… e cila në fund rezulton deri në shkeljen e Korpusit të së Drejtave dhe Lirive të Njeriut. E drejta në privatësinë në komunikime, pos rasteve kur nuk është bë shkelja me urdhër të gjykatës, i takon Korpusit të së Drejtave dhe Lirive të Njeriut të cilat janë të garantuara ndërkombëtarisht, edhe të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Nga Neni 3, sërish, qartë shihet se ky sektor mund të veproj sipas të dhënave, informatave dhe njohurive tek të cilat ka arritur vetë.
Nga kjo, është fare e qartë që Sektori, gjegjësisht njerëzit e parë që e udhëheqin pos organeve tjera dhe institucioneve tjera që janë përgjegjëse për kontrollin e punës së DSK-së, në mënyrë të barabartë është dashtë të bëhet kontrolli i brendshëm, sepse edhe emri është i tillë: Sektor për Kontroll të Brendshëm.
Por nga Sektori vërtetojnë se nuk janë kompetent për zbardhjen e incizimeve të paligjshme të materialeve të kryera me pajisjet e DSK-së, siç thuhet në shumë raporte, mes të cilave edhe në Raportin e Pribes, i cili është aprovuar edhe nga institucionet vendore.
KONTROLL I BRENDSHËM OSE KONTROLL I PAVARUR JASHTË MPB-SË?
Përndryshe, çështja e kontrollit të brendshëm është pyetje që është shtruar disa herë në nivelin mes ekspertëve dhe opinionit qytetar, mu nga aspekti i efikasitetit. Mos pajtueshmëria më e madhe dhe ankesat nga organizatat civile janë paraqitur rreth përdorimit të forcës së tepruar ose veprimeve të paligjshme të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe më së shpeshti arrijnë përgjigja se nuk ka bazë ose mungojnë provat.
Kjo vërtetohet edhe nga raporti i sipërpërmendur në të cilin shihet se nga 34 shkresa për përdorimin e forcës së tepruar, Sektori pas zhvillimit të hetuesisë, ka vërtetuar se vetëm në një rast kërkesa është e arsyeshme,ndërsa në 19 raste është e pajustifikueshme, a në 14 raste nuk ka pasur prova të mjaftueshme.