Sekretari shtetëror i OSBE-së Tomas Greminger sot e vazhdon vizitën
në Maqedoni. Greminger do të ketë takime me ministrin e Punëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi si dhe me përfaqësues të partive parlamentare.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takim Dimitrov dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të këmbejnë mendime për klimën e re shoqërore në Maqedoni, ndërsa do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin e Qeverisë me OSBE-në dhe përkrahjen që jep OSBE-ja në procesin e integrimit
evropian dhe euroatlantik të vendit tonë.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi si dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve nga LSDM-ja Tomislav Tuntev, të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, të Lëvizjes BESA Afrim Gashi dhe përfaqësuesit nga BDI-ja Rexhail Ismaili.
Vizita e sekretarit të përgjithshëm Greminger përputhet me përvjetorin nga fillimi Misionit të OSBE-së në Shkup
Data 19.09.2025
Aktuale
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces
- U sulmua nga Rama, ILD vendos për Elsa Gjelin: Nuk konstatohen elementë që krijojnë dyshim për fillimin e hetimit disiplinor
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg
- Ali Ahmeti: Afrim Zhitia ishte lajmëtari i lirisë