Sekretari i partisë Alternativa, Skender Rexhepi Zejd, sot ka paralajmëruar para opinionit se shumë shpejt pritet që të lirohet ish ushtari i UCK-së, Tomor Morina, transmeton Almakos.
“Dinjiteti i ish UÇK-së dhe ushtarëve të tyre mbetet i lartë dhe faqebardhë, pamvarêsisht gabimeve që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë përfaqësuesit e tyre politik në kohën deri sot.
Askush nuk guxon të nëpërkembë vlerën, sakrificën dhe dinjitetin e tyre dhe për këtë zotohemi dhe duhet të zotohemi të gjithë, pamvarësisht jemi në pozitë ose opozitë, ngase çështjet kombëtare dhe njerëzore janë mbi të gjitha, qofshin ato kolektive apo individuale.
Prandaj, falë angazhimeve nga faktorë të ndryshëm, së shpejti pritet të lirohet ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, i cili padrejtësisht u arrestua ne vendin tonë por nën skenarin e rexhimit fashisht serb.
Drejtësia ka vlerë dhe peshë vetëm atëherë kur vjen në shprehje.”, shkroi Skender Rexhepi Zejd.


