Sekretari i partisë Alternativa, Skender Rexhepi Zejd, sot ka kërkuar lirimin nga burgu të ish ushtarit të UCK-së, Tomor Morina i cili po kërkohet me një fletarrest të lëshuar nga shteti serb, transmeton Almakos.
Sipas Zejdit, Morina mund që të kërkohet dhe gjykohet vetëm nga Gjykata Speciale e Hagës dhe jo edhe prej gjykatave që kanë mendësi millosheviqiane.
“ Nëse Maqedonia e Veriut, pretendon të jetë shtet i së drejtës ligjore, atëherë ajo nuk guxon të merret me vlerësime juridike të çështjeve politike dhe t’i bëjë shërbim politikave ditore serbe.
Kërkesat e Serbisë për arrestimet e ish ushtarëve të UÇK-së (përfshirë edhe zyrtarë të lartë) janë kërkesa kryekëput politike të ardhura në shprehje nga mllefi i tyre si pasoj e humbjes së thellë ushtarake dhe politike në Kosovë.
Prandaj, ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina duhet që sa më shpejt të lirohet dhe nëse për te ka ndonje lëndë të hapur atëherë me te do të merret gjykata speciale e Hagës e në asnje rast gjykata e Serbisë, shtetit i cili ende jeton me mentalitetin shovinist të Rankoviqit e Millosheviqit.”, shkroi ndërmjet tjerash Skender Rexhepi Zejd.


