Analisti politik Sefer Tahiri tha se Lëvizja BESA ka marrë vendim të drejtë për të mbetur në opozitë dhe për të mos hyrë në Qeveri. Sipas tij shqiptarët më 11 dhjetor kanë votuar që të kenë përfaqësues në pushtet por edhe në opozitë.
“Shqiptarët kanë votuar që disa të përfaqësohen në pushtet disa në opozitë. Mendoj se BESA ka marrë vendim të drejtë për mospërfshirjen e saj në Qeveri. Ne jemi në një demokraci parlamentare dhe çdo parti politik merr vendime autonome. Është mirë që të kemi përfaqësues në pushtet por edhe në opozitë që do të jetë kolektiv i pushtetit”, tha Tahiri në emisionin Arena në TV SHENJA.
Ai tha se nuk është e vërtet ajo se me qëndrimin e BESËS në opozitë është me VMRO-DPMNE.