Në emisionin “Debat në Shenja”, profesori Sefer Tahiri tha se çështja që shtrohet është nëse ne kemi zgjedhje lokale apo parlamentare, a kemi zgjedhje për kryetarë të komunave apo për deputetë dhe për përfaqësues parlamentar.
“Mendoj se kjo ndodhë për arsyen e thjeshtë se fokusi i partive politike në këto zgjedhje nuk është apriori drejtpërdrejt tek komunat, pra tek projektet lokale, tek atë që e pret qytetari në kuptim të realizimit të projekteve jetike konkrete që kanë të bëjnë me ujësjellësin, kanalizimin me mbledhjen e mbeturinave çështjet e ndriçimit publik, por më tepër mendoj që debati është ngritur në një nivel më të lartë politik”, tha Tahiri.
Ai tha se nga zgjedhjet parlamentare kemi patur një kritikë nga Fronti Evropian ndërsa tani AKI, se VLEN-i në Qeveri nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve apo nuk e ka legjitimitetin politik të përfaqësoj interesat e shqiptarëve.
“Për AKI-në ky është momenti që të përdëftohet kjo tezë, se VLEN-i nuk e ka legjitimitetin politk”, tha Tahiri.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Incident në Shkup: Një grua sulmon fizikisht një grua tjetër në veturë, MPB ende pa detaje për rastin
- Të rinjtë në Prrenjas ndalin kamionin me targa serbe dhe e mbulojnë me flamurin kombëtar
- Protesta para Kryeministrisë, i riu ngjitet te hyrja e godinës me të porsalindurën pranë vetes dhe u drejtohet disa herë policëve
- Jakup Huseini në tubimin përmbyllës: Nuk kërkoj vetëm një mandat, por mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate
- Kasami në Bërvenicë: Koha e tyre ka mbaruar, të dielën do ta marrin përgjigjen e popullit
- Trazirat në Shqipëri: Edi Rama akuzon për interferencë të huaj
- Jakup Huseini: Bërvenica meriton më shumë, bashkë mund ta çojmë përpara
- Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen!



