Në Gjykatën penale për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “TNT”, përcjell Almakos.
Në rastin e “TNT”, akuzohen shtatë persona për rrënimin e kompleksit Kosmos të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmërinë Evropiane, Fijat Canoski.
Në rastin “TNT” për prishjen e kompleksit “Cosmos” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë. Sipas Speciales, për shkak të hakmarrjes politike ishte prishur objekti i biznesmenit Fiat Canoski i cili në vitin 2011 u largua nga koalicioni me VMRO – DPMNE.
Në seancën paraprake kishte reagime dhe nervoz tek të pandehurit, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski në sallën gjyqësore. Të dy të akuzuarit për prishjen e paligjshme me dinamit të ndërtesës “Cosmos” të biznesmenit Fiat Canoskit, akuzuan se procesi që udhëhiqet kundër tyre nuk është korrekt. Seancat u janë anuluar për çdo ditë, ndërsa gjykimi ka qenë një farsë e vërtetë. Atmosfera në sallën e gjyqit u tensionua kur gjykatësi vendosi se të akuzuarit nuk do t’i marrin bisedat e përgjuara dhe SMS porositë që PSP-ja i propozoi si dëshmi. U është ofruar që ato t’i dëgjojnë në gjykatë. Ky vendim i zemëroi Gruevskin dhe Janakieskin. Nëpërmjet avokatëve kërkuan shtyrjen e seancës dhe propozimi ju pranua.
Sipas aktakuzës, me procedurën e rrënimit u shkaktua dëm prej 16 milion euro.

