Me kërkesë të mbrojtjes, gjykimi për lëndën “Mitmarrje” ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev është shtyrë për më 6 mars, konfirmojnë nga Gjykata Penale.
Seanca e kaluar ishte anuluar me kërkesën e prokurorit publik i cili e kishte informuar gjykatësin e ri të lëndës, Darko Todorovski se nuk mund të marrë pjesë në gjykim.
***********
Në Gjykatën Penale në Shkup sot është planifikuar të mbahet seancë e gjykimit për rastin “Ryshfet”, kryeministri aktual Zoran Zaev dyshohet se si kryetar komune i Strumicës ka kërkuar ryshfet për privatizimin e tokës shtetërore.
Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.
Seanca e kaluar ishte anuluar me kërkesën e prokurorit publik i cili e kishte informuar gjykatësin e ri të lëndës, Darko Todorovski se nuk mund të marrë pjesë në gjykim.
Ndryshe, kryeministri Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar sot në Londër do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor për tërheqjen e investimeve të huaja. /Almakos

