Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahet seanca e parë për rastin e Prokurorisë Speciale Publike, të njohur si “Trista”, në të cilën ish ndihmës Ministri i Brendshëm Gjoko Popovski është akuzuar për shpërdorim detyrës në lidhje me shfrytëzimin e 300 automjeteve.
Ai dyshohet se e dëmton buxhetin për 453,570 euro. Sipas PSP, Popovski ka dhënë në mënyrë të paligjshme kontrata për blerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të përzgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.
Në lëndën “Treqind” të PSP-së akuzohet ish-ndihmësministri Gjoko Popovski për keqpërdorim gjatë furnizimit të automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në rastin “Trista”, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, bisedat e përgjuara duhet të përdoren si dëshmi./Almakos

