Alsat-M 2019-06-05T09:30:07+02:00
Me dëgjimin e dëshmitarëve, sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rastin “Monstra”, i cili i përket vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.
Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fjezi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i anuloi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.
Loading…


