14 Dhjetor 2018 / 9:35
Në gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët e PSP-së “Toplik” dhe “Titanik 3”.
Në rastin “Toplik” i dyshuari kryesor është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski për shitjen e tokës shtetërore dhe ndërtim të kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishtë për rastin në fjalë akuzohen edhe 5 persona tjerë.
Gjykimi gjithashtu sot do të duhet të vazhdojë edhe për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI. Atyre u ngarkohen akuzat se gjatë kohës kur kanë qenë anëtarë të komisionit zgjedhor Komunal në Çair, kanë shkatërruar materialin zgjedhor më 2013.
Loading…


