Seanca sot do të mbajnë Komisioni kuvendor për Çështje Ekonomike dhe Komisioni për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.
Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, janë pjesë e ligjeve të cilat anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do t’i shqyrtojnë në lexim të dytë.
Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive gjithashtu në lexim të dytë do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilët janë më pak se 20 për qind e popullatës në Republikën e Maqedonisë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik.

