Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot është anuluar seancë gjyqësore për procesin që bëhet kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të Organizatës Komunale të partisë, Martin Kostovski dhe kundër, LSDM-së si parti, të cilët i ka paditur sekretari gjeneral i partisë “GROM”, Viktor Cvetkovski, për shkak të publikimit të bisedave të përgjuara.
Seanca është anuluar pasi që në Gjykatë nuk janë paraqitur lideri i LSDM-së, avokati i të paditurve, Mirosllav Vujiq dhe përfaqësuesi i LSDM-së si parti, Damjan Mançevski.
I vetmi që ka qenë i pranishëm, ishte, Martin Kostovski, i cili ka thënë se për shkak të punës urgjente të avokatit të tyre që është përfaqësues i LSDM-së në Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i njëjti nuk ka mundur të vijë.
Gjykatësja Maja Denkovska, e cila po e udhëheqë rastin, ka theksuar se seanca mund të mbahet dhe të jep deklaratë Kostovski ose, megjithatë të anulohet, për çka dhe më pas kanë kërkuar avokatët e Cvetkovsit që në interes të procedurës, seanca të mbahet tjetër dit.