25 March
Sead Koçan për momentin po fshihet në vendin e quajtur Vitomiricë në afërsi të qytetit të Pejës, tregojnë burime të përfshira në hetim, shkruan portali A1on.mk.
Sipas disa burimeve, Koçan për çdo ditë i ndryshon lokacionet e qëndrimit të tij për shkak të lëshimit të flet-arrestit ndërkombëtar kundër tij.
Në Kosovë është angazhuar një person me emrin Gero, pronar i një kompanie për transport „Gero Raisen“ nga qyteti Pazari i Ri.
Burime të njëjta thonë se Koçan në Kosovë do të qëndrojë derisa nuk përfundon ndërtimi i vendit të fshehtë i cili për të po përgatitet në Sjenicë nën malin Peshter në Sanxhak.
Gjithnjë sipas informatave të a1on.mk, Koçan nuk ka ndërmend të kthehet në Maqedoni dhe të përballet me akuzat e ngritura kundër tij.

