Qeveria e Re është e përcaktuar ndaj zgjidhjeve të qëndrueshme në
sistemin arsimor, në të cilin deri më tani shumë është eksperimentuar, ndërsa dëm më të madh do të pësojnë fëmijët, nxënësit, studentët… Obligimi ynë numër një është që t’ju mundësojmë fëmijëve njohuri individuale. Kështu bëhet mekanik i mirë, por edhe shkencëtar i mirë, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën “Arsim cilësor për rritje, rezultate dhe ardhmëri më të mirë”, në organizim të UNICEF-it dhe MASH-it.
“Nxënësit tanë mësojmë shumë lëndë, por kanë njohuri të dobëta”, tha Zaev.
Theksoi se Qeveria përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka filluar me revizion të planeve dhe programeve mësimore edhe në libra, si dhe në ndërrimin e ligjeve që kanë të bëjnë me arsimin. Maqedonia, theksoi, është prezantuar në studimet ndërkombëtare PISA 2018 dhe TIMCC 2019, ku
shfrytëzohen teste përmes të cilave nxënësit duhet të tregojnë çka dinë, por edhe për zbatim praktik dhe kuptimin e njohurive të tyre.
“Kështu do t’i konfirmojmë edhe faktet lidhur me arritjet e nxënësve dhe do t’i vlerësojmë faktorët konkretë që kanë sjellë deri në rezultate më të dobëta”, tha Zaev.
Mes të tjerash, planifikohet ulje e numrit të lëndëve në shkolla që nxënësit të mund të fitojnë njohuri kryesisht atje, që të kenë më shumë kohë të lirë. Fokusi gjithashtu është edhe ndaj arsimit cilësor të mesëm profesional dhe më shumë praktikë. Në arsimin e lartë, mendohet për programe më të
shkurta studimore, prej tre viteve. Lëndë e shqyrtimit, siç tha Zaev, është edhe vlerësimi i fëmijëve nga mosha e hershme, si dhe
vendosja më shumë sport në shkolla, inovacione në mësim…
Duke i elaboruar reformat në arsimin fillor, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata TreneskaDeskovska theksoi se së shpejti në debat publik do të vendoset materiali për reforma në tre klasat e para të shkollës fillore.
“Qëllimi është që të ofrohet arsim që do të jetë i pranueshëm nga fëmijët dhe i cili do t’ju ofrojë arsim cilësor veçanërisht në pjesën e njohurive gjuhësore dhe matematikore ku Maqedonia në të vërtetë është edhe më dobët e radhitur”, tha ministrja e cila shtoi se nëse këto ndryshime do të vendosen më përpara në pilot shkolla apo jo, varet nga debati publik.
Në lidhje me ndryshimet e sistemit të vlerësimit që e paralajmëroi kryeministri, Deskoska Trenevska tha se duhet të vlerësohet njohuria esenciale dhe nxjerrja e konkludimeve.