Këtë vit, UNIBank mbështeti Ditën Botërore pa makina me një sërë aktivitetesh, të gjitha me synimin për të reduktuar ndikimin negativ në mjedis, duke ndikuar në të njëjtën kohë pozitivisht në zakonet e punonjësve të saj dhe të komunitetit.
Banka i motivoi punonjësit gjatë javës 16-22 shtator që të marrin biçikletat, motoçikletat elektrike ose thjesht të ecin në punë dhe të kthehen, dhe të gjithë së bashku të kujdesen për reduktimin e emetimeve të CO2.
Nën moton #PërNatyrënJemiTëGjithë, një numër i madh punonjësish iu bashkuan nismës, madje duke ndarë aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, duke motivuar pjesën tjetër të komunitetit lokal të adoptojnë zakone të shëndetshme, si shembull i veprimit të ndërgjegjshëm dhe kujdesit për mjedisin.
22 shtatori, Dita Botërore pa makina, Banka shënoi me punonjësit dhe fëmijët e tyre me një takim të përbashkët UNIVelo.
Takimi u organizua në bashkëpunim me VK Energy dhe filloi me një shëtitje me biçikletë nga selia e Bankës deri në Parkun Gazi Baba. Shoqërimi vazhdoi në park me vrapime argëtuese të organizuara, muzikë, pije freskuese dhe ushqime të shëndetshme dhe shumë dhurata.
UNIBank e përmbylli këtë iniciativë duke dhënë kupona për punonjësit për servisimin e biçikletave të tyre, me qëllim aplikimin sa më të madh të zgjidhjeve ekologjike të transportit në jetën e përditshme.
Si një kompani me përgjegjësi shoqërore dhe me vlera të larta korporative, Banka tregoi edhe një herë se nëpërmjet praktikave të përgjegjshme shoqërore kontribuon me vetëmohim në ruajtjen e mjedisit si dhe inkurajimin e ndërgjegjësimit të punonjësve të saj.