Time Kadriaj nga AAK ka thënë se nga partia e saj nuk dërgojnë asnjë deputet për tu bërë pjesë e komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit pasi që ndërrimi i procedurës së votimit në mes të procesit është shkelje ligjore dhe kundër-kushtetuese.
Kjo që po ndodh këtu është për keqardhje, Aleanca ka dhënë alternativa dhe ju si keni pranuar ato alternativa andaj s’do të bëhemi pjesë e cirkut tjuve. Sa për buzëqeshjet e juaja veç po jav kujtoj: Zdravo Mimoza”, ka thënë ajo.