Dhuna tragjike në OJV “Vladislav Ribnikar” në Beograd është një ngjarje traumatike që shënoi jetën e atyre që humbën më të dashurit e tyre, dhe kjo tragjedi prek një rreth shumë më të gjerë të fëmijëve dhe të rriturve në Serbi dhe rajon, si dhe shoqërinë si në tërësi, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
“Kjo lloj dhune, si çdo tjetër, nuk duhet t’i ndodhë asnjë fëmije dhe asnjë të rrituri, askund në botë. Dhuna dhe ngjarjet traumatike veprojnë në atë mënyrë që fëmijët dhe të rriturit shpesh ndihen sikur toka u ka rrëshqitur nga poshtë këmbëve dhe ngjarje të tilla nuk janë diçka që shpjegohet dhe kuptohet lehtë. Është normale që të gjithë dëshmitarët e tragjedisë, individualisht dhe kolektivisht, të përballen me ndjenja të vështira, komplekse, se janë të dëshpëruar, të pikëlluar, të zemëruar dhe të tërbuar, që ndihen të pafuqishëm”, thuhet në njoftim.
Siç thonë nga Save the Children, për tragjeditë “duhet të flasim dhe të sigurojmë kushtet për të kuptuar atë që ka ndodhur, për të përballuar ndjenjat e vështira dhe të dhimbshme dhe, në bazë të kësaj, të ndërmarrim hapa që gjëra të ngjashme të mos ndodhin më kurrë”./Lajmi i plotë.