Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov për gazetën “Fokus”, e ka konfirmuar vertetlsinë e fotografisë së publikuar me Artan Grubin e BDI-së në hotel Meriot. Por Mijallkov ka thënë se fotografia është e vjetër.
Nga ana tjetër Artan Grubi pas takimit ka deklaruar se nuk është takuar me Mijallkovin por është takuar me Fatmir Deharin. Në dalje nga mbrapa hotelit “Meriot”, ku qëndronte e parkuar vetura e sekretarit të Integristëve tha se është takuar me Fatmir Deharin.
News33 edhe më pas qëndroi aty, por Fatmir Dehari nuk u pa. U munduam disa herë ta kontaktojmë edhe në telefon por deri tani nuk kemi arritur që ta marrim sepse dy numrat që i ka redaksia janë të mbyllur.