Profesori Sasho Georgievski si dhe avokatët Jordan Apostolski dhe Natasha Boshkovska janë propozuar për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Siç informoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vendimi është marrë mbi bazën e kritereve për integritet të lartë moral dhe autoritet i konfirmuar profesional në fushën e së drejtës.
Tre emrat e propozuar nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatit të Maqedonisë për gjykatës në Strasburg do t’i dërgohen panelit të ekspertëve të Këshillit të Evropës për shqyrtim. Qeveria më 22 korrik e anuloi listën paraprake prej tre kandidatëve dhe e ndryshoi përbërjen e Komisionit përzgjedhës.


