30 June
Një banor i komunës së Sarajit, i revoltuar se komuna nuk mbledh mbeturinat ashtu siç duhet, ka vendosur që të njëjtat t’i dërgoj para objektit të komunës. Ai thotë se në këtë komunë ka një diskriminim të madh përsa i përket mbledhjes së mbeturinave. Banori i revoltuar thotë se mbeturinat në këtë komunë mblidhen në mënyrë selektive, d.m.th vetëm në ato shtëpi që kanë gjendje të mirë financiare, ndërsa anashkalohen familjet e zakonshme të komunës edhe pse faturën e këtij shërbimi të gjithë e paguajnë njësoj.
Mesazhi i plotë i banorit të Sarajit:
Gjëja më e vështirë në jetë është kur njeriu del jashtë parimeve të tij morale dhe etike!
Sot ndonëse ditë e bekuar, ndodhi një gjest më i shëmtuar gjatë gjithë jetës time.
Pasi që Komuna e Sarajit ka për obligim të kujdeset për mbeturinat e fshatrave me firmën e cila merret konkretisht me këtë punë, ne si qytetarë kemi për obligim t’ua paguajmë shërbimin. Mirëpo si zakonisht edhe përkundër shërbimit të paguar, tek ne nuk erdhën që t’i marrin mbeturinat. Në të gjithë fshatin i morrën të mërkurën para një jave, kurse sot në mëngjes erdhën deri tek fqinji im i cili ka gjendjen financiare më të mirë se unë dhe duke u qeshur morrën mbeturinat e tij, kurse mbeturinat e familjes time i nënçmuan. Përkundër telefonatave që i bëra në Komunën e Sarajit për tu ankuar se pse nuk i kanë marrë mbeturinat, ata edhe në telefon nuk jepnin përgjigje konkrete duke më thënë se “numri që shkruan tek fatura e firmës e cila merret me marrjen e mbeturinave” nuk është përgjegjës për këtë punë….
I morra të gjithë masat e duhura mirëpo pa sukses, ndërsa rrugëdalja e vetme ishte që t’i ngarkoj në veturën personale dhe ti hedh mbeturinat para derës së Komunës e cila nuk po i kryen obligimet si duhet.
P.s: nëse edhe më tej nënçmoni familjen time dhe nëse edhe njëherë nuk i merrni mbeturinat edhe përkundër shërbimit të paguar, radhën tjetër jo para derës së Komunës por tek zyrja e kryetarit do ti hedh.
Prej parimeve morale është se njerëzit janë të barabartë dhe duhet të trajtohen njësoj (pa dallim gjendjes financiare, religjioze, etnike, partiake dhe racore) dhe nuk guxon askujt ti bëhet padrejtësi sepse çmimi i padrejtësisë është shumë i shtrenjtë!
Falemenderojmë Krijuesin që po afrohen zgjedhjet lokale (komunale) dhe atëherë me siguri dënimi me votë do të jetë më i madh se ky!!!

