Sapo kanë dalë nga shtypi dy tituj të rinj, produkt i aktivitetit botues të Fondacionit “ALSAR”.
Për lexuesin vjen një tjetër libër i Pashko Vasës, “Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut”.
Fondacioni “ALSAR”, që më herët ka botuar dy vepra të tjera të atdhetarit të njohur, e sjell këtë libër me një përkthim të ri.
I botuar në vitin 1865 në Stamboll, si një përmbledhje kujtimesh dhe përvojash të autorit gjatë qëndrimit në vendin ballkanik, libri njeh dhe një botim tjetër në shqip vite më parë nga një shtëpi botuese në Tiranë. Por botimi i “ALSAR”-it ka dy risi, përkthimin e ri dhe bashkëshoqërimin e përkthimit në shqip me variantin origjinal në frëngjisht, “Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi”.
Një botim, pra, në shqip dhe në gjuhën origjinale, në frëngjisht. Është një praktikë tashmë e Fondacionit “ALSAR” që një pjesë të botimeve t’i bëjë si në shqip dhe në variantin origjinal, për t’i ardhur në ndihmë si lexuesit të thjeshtë dhe studiuesit.
“Mevludi Sherif”, prej të ndjerit Hafiz Ali Ulqinaku, është një ribotim i Fondacionit “ALSAR”. Ribotimi u nxit nga një kërkesë e Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Ulqinit.
Fondacioni “ALSAR” ka një aktivitet të pasur botues. Titujt e botimeve të “ALSAR”-it, të përzgjedhur me kujdes të jashtëzakonshëm, janë me interes për çdo lexues.
+3
You, Servet Aliti, Ejmen A. Ismaili and 72 others
7 Comments
10 Shares
Like
Comment
Share