Nuk ka presion në anën greke rreth çështjes së emrit, tha zëdhënësi i qeverisë Greke Dimitris Sanakopulos në një intervistë për ERT’n greke, përcjell Almakos.
“Ajo se çfarë duhet të kuptojmë është se çështja në fjalë të bëhet e mundur, në këtë pikë, Greqia dhe vendi fqinje të gjejnë një kompromis të përbashkët me një zgjidhje të pranueshme që do të bënte mirë për të dy vendet dhe Ballkanit në tërësi, ngase këshu do të promovojëmë dhe forcojmë stabilitetin në rajonin e më gjerë”, thotë Dimitros Sankppoulos.
Lidhur me pozitën e partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kamenos, i cili të mërkurën nga parlamenti grek tha se nuk ishte dakord me mënyrën se si qeveria e menaxhon çështjen e emrit dhe se do të bëjë gjithçka “për të mos dhënë emrin Maqedoni”, Sanakopoulos thot duhet pritur e për të parë propozimin përfundimtar për një zgjidhje, dhe pastaj të komentojmë mbi të.
“Kamenos shprehu mendimin e tij për çështjen . Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri kanë deklaruar se cili është pozicioni i qeverisë dhe cilat pozita Republika e Greqisë i pranon në negociata. Mendoj se duhet të jemi të durueshëm, për të parë në fund se cili do të jetë propozimi për një zgjidhje për të cilën do të mbërrijë udhëheqja politike e ministrive të jashtme dhe Kryeministrave dhe pastaj të gjithë ne të dalim me pozita”, komentoi Dimitris Senakopulos./Almakos

