Deri nga fundi i vitit duhet të përfundojë sanimi i pjesës së
autostradës Petrovec – Milladinovci dhe Kadino – Hipodrom, ku do të rehabilitohet rruga e dëmtuar, e cila e vështirëson qarkullimin. Investimi i sanimit së tetë kilometrave nga pjesa e autostradës është 600.000 euro nga buxheti i NP për rrugë shtetërore (NPRRSH).
“Intenca e jonë është të modenrizohet kjo pjesë e autostradës me qëllim që të kemi autostradë bashkëkohore dhe kuptohet të sigurtë përgjatë Korridorit 10”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski gjatë kontrollit të aktiviteteve ndërtimore në terren.
Siç potencoi drejtori i NPRRSH Zoran Kitanov, sugjerimet nga Banka Botërore janë krahas ndërtimit të infrastrukturës rrugore të re, t’i sanojë edhe ato veçmë të ndërtuara.
Sugarevski përkujtoi se në vijim është sanimi edhe i autostradës nga Kumanova deri në Milladinovci në dy drejtimet, ku ka filluar rikonstruksioni i pjesës nga Milladinovci deri te pika e pagimit të taksës rrugore Petrovec. Në terren punohet edhe në rehabilitimin e korsisë së autostradës Veles – Gradsko, si dhe e pjesës nga Negotina deri në Demir Kapi. Ka përfunduar edhe rikonstruksioni i pjesës rrugore të re, t’i sanojë edhe ato veçmë të ndërtuara.
Negotinos dhe ndërtimi i qendrës kontrolluese. “Qëllimi i ynë është që këtë vit në pajtim me ciklin investues që e kemi paralajmëruar me Qeverinë
dhe NPRRSH t’i realizojmë të gjitha planet të cilat i kemi për Maqedoninë si vend transit dhe ky Korridor 10 të jetë sa më i shpejtë dhe më i sigurtë, tha ministri Sugareski.