Pjestarët e policisë të SPB Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, dje (27-tetor) nga ora 08:30 deri në ora 12:00 në Tetovë, kanë kryer kontroll të përbashkët në kuadër të aktiviteteve të parapara për ballafaqim me dukuri asociale në zonë, para së gjithash kërkim lëmoshë (lypsarët). Në kontrollin e kryer në disa rrugë të zonës qendrore të qytetit, janë gjetur dhe sanksionuar dy persona, një grua 48-vjeçare nga një fshat i Tetovës dhe një 61-vjeçar nga Tetova, të cilët kërkonin lëmoshë në rrugë dhe vende të ndryshme. Për të dy do të përgatiten parashtresa përkatëse në përputhje me nenin 24 të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.Ts
Data 26.12.2025
Aktuale
- VLEN drejt shndërrimit në parti! Kryetari me mandat njëvjeçar dhe rotacion të plotë të udhëheqjes
- (VIDEO) Bejta: U keqpërdorën 700 mijë euro për rikonstruim të rrugëve
- Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, plagosen shoferi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- TetovaSot zbulon propozimin e VLEN-it për një parti
- Zoran Trajçevski emërohet drejtor i ASHMA për pesë vitet e ardhshme
- (VIDEO) Konstadinovski: Ligji për përdorimin e gjuhëve do të sillet në vitin 2026
- (VIDEO) Mickoski: Dislokimi i fabrikës së çimentos “Usje” nuk përbën problem për Qeverinë
- Vajza që pretendon të ketë buzët më të mëdha në botë, por a ia vlen çmimi?


