Mbrëmë (23.07.2021) në periudhën nga ora 21:00 deri më ora 03:00 është realizuar kontrollim i përforcuar për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjtete e tyre nln ndikimin e alkoolit në tërë territorin e shtetit dhe me këtë rast janë sanksionuar 91 shoferë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


