Gjatë ditës së djeshme (02.10.2021) Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në territorin e tërë shtetit për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes, gjatë të cilit janë sanksionuar 368 shoferë. Prej tyre, dyzet e katër shoferë kanë qarkulluar me automjetet e tyre me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse katër kanë qarkulluar me mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Poashtu është konstatar se 148 shoerë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në vende të banimit kurse 220 jashtë vendeve të banimit
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.