Më datën 23.07.2021 nga ora 07 deri më ora 12 nëpunës policor realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët kryejnë tejkalim në mënyrë të parregulltë. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 109 shoferë, prej të cilëve në territorin e SPB Tetovë-23, pastaj në territorin e SPB Ohër-22, SPB Kumanovë-22… Tejkalimi në mënyrë të parregulltë është njëra nga arsyet më të shpeshta për aksidente trafiku me pasoja të rënda.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.