Sami Iseni, këshilltar komunal nga radhët e Alternativës, ka kërkuar nga autoritetet komunale që të zgjidhet problemi me mbingarkesën e klasave dhe çerdheve, transmeton Almakos.
“ Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Butelit kërkova që të zgjidhet problemi i numrit të mbingarkuar në çerdhet e komunës tonë(pra kjo është mbledhja e 4’të radhazi që e kërkojë), veçanërisht në ato çerdhe ku shumica janë fëmijë shqiptarë, gjithashtu kërkova që edhe për në shkollën fillore Zhivko Brajkovski të shtohet edhe një paralele të klasës së parë, për arsye se numri është i madh në dy klasat tjera, dhe përgjigjen që kam marrë deri më tani ka qenë se: kërkesa është dërguar tek (MASH)-Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ende ska përgjigje konkrete.
Ndërsa sot pasi që e hapa këtë qështje, vet kryetari i komunës na informoi se sot është nënshkruar marrëveshja për hapjen e paraleles së tretë të gjuhës shqipe në klasën e parë në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski”. Ndërsa sa i përket çerdheve, ditëve në vijim shpresojmë të zgjidhet edhe ai problem.
Nxënësve ju urojmë suksese”, shkruan Samir Iseni.