Ish deputeti Salim Sulejmani që së fundi hoqi dorë nga angazhimet politike si deputet dhe si anëtar i lartë i ASH-së në seancën e fundit qeveritare është emëruar si i dërguar special i vendit për vendet arabe.
Në vendimin e Qeverisë thuhet: “Të emërohet Salim Sulejmani si i dërguar special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendet e Gjirit Persik.”
Pas tërheqjes së tij nga posti i deputetit, vendi i tij do të zëvendësohet nga Valbona Adili Emini nga radhët e Lëvizjes BESA, e cila ishte e dytë në listën e kandidatëve për deputetë të VLEN në njësinë e 5-të zgjedhore.