Në SPQ “8 Shtatori”, me rastin e në festës së patronatit të këtij spitali, u bë edhe prezantimin e projektit “Instalimi i radioterapisë” në këtë institucion. Kjo ishte arsyeja e vizitës së sotme në këtë spital që realizoi ministri Bekim Sali së bashku me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.
“Po iniciojmë procedurë që spitali të marrë licencë për radioterapi dhe onkologji. Këtu e kemi akceleratorin me teknologjinë më të fundit për trajtimin e sëmundjeve malinje”, njoftoi Ministri Sali.
Momentalisht janë dërguar për trajnim 1 fizikan dhe 2 teknikë rëntgeni, ndërsa gjatë këtij dhe muajit të ardhshëm janë duke vazhduar edukimet online dhe on-side.
“Pas përfundimit të këtyre trajnimeve dhe pas përfundimit të procedurës për blerjen e pajisjeve për pozicionimin dhe mobilizimin e pacientëve, pajisja do të jetë në funksion të plotë më së voni deri në fund të vitit”, theksoi Sali.