Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgija Sajkoski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk beson se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Nuk besoj se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e Gruevskit dhe këtë do ta tregojë koha. Ndoshta duhet ta pyesni për këtë, sepse nuk i di planet e tyre, planet e LSDM-BDI-së. Nga partia jonë nuk ka pasur asnjë të përfshirë në këtë ligj e as për shumë ligje të tjera që janë të dëmshme për shtetin tonë”, tha Sajkoski.