Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë gjyqësore për rastin “Ryshfeti” ku i akuzuar kryesor është kryeministri Zoran Zaev. Sipas paralajmërimeve sot duhet të lëshohet video-incizimi. Gjykatësi Darko Todoroski vendosi ta pranoj kërkesën e Zoran Zaev dhe avokatiti të tij, që video-incizimet të lëshohen në seancë ku do të jetë prezent edhe publiku.
Seanca paraprake në këtë lëndë u anulua për shkak se gjyqi nuk kishte mundësi teknike për prezantimin e këtij incizimi.Zaev dhe avokati tij, kishin kërkuar nga gjykata që mos përjashtohet publiku gjatë shfaqjes së video-incizimit në seancë, pasi sipas tyre vetëm me prezentimin në publik të tërë video-incizimit do të mundet që kryeministri të kthej një pjesë të humbur të nderit dhe reputacionit. Si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së, ashtu siç tha Zaev, kërkoi që video-incizime të jenë transparente deri në fund dhe të prezantohen që publiku të ketë përshtypjen e tyre se çka po ndodhë dhe për çka në realitet bisedohet.
Zaev është i akuzuar me arsyen se gjatë kohës që ishte kryetar i Strumicës ka kërkuar afro 160.000 euro nga biznismeni Ivan Nikolov Saçevaliev për legalizimin e tokës ndërtimore.

